Ndahet nga Jeta Regjisorja Marianthi Xhako-Qemo

Xhako-Qemo la pas rreth 60 filma dokumentarë

Regjisorja Marianthi Xhako Qemo, e njohur për kontributin e saj në historinë e kinematografisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Marianthi lindi në qytetin e Beratit në vitin 1936 ku kaloi fëmijërinë dhe mori mësimet e para deri në përfundim të shkollës së mesme me vlerësime maksimale. Mbasi kreu studimet e larta për regjisore në Institutin Kinematografik të Moskës në Bashkimin Sovjetik, në vitin 1960 filloi punë si regjisore në Kinostudion “Shqipëria e re”.

Për kontributin e saj në artin kinematografik Marianthi është nderuar me titullin “Artiste e merituar” dhe disa çmime festivalet e filmit. Ajo është regjisorja e parë dhe një nga më të talentuarat e dokumentarit shqiptar. Gjatë karrierës së saj realizoi rreth 60 filma dokumentarë.

Më të spikaturit janë “Qyteti i një mbi një dritareve”, ”Reportazh nga Kurbneshi”, “Burim i pashtershëm”, “Nënë Shqipëri(mbi motivet e poemës me të njëjtin titull të Dritëro Agollit)”, ”Viti 1924”, “Margarita dhe Kristaqi”, “Hasan Prishtina”,  e shumë të tjera./21Media