Debat Pernime, Kaçanik. Foto: Kallxo.com
Kaçaniku në Balotazh
22.10.2017 - 21:51
Komuna e Kaçanikut sipas rezultateve të para të publikuara nga Demokracia në Veprim do shkojë në balotazh në zgjedhjet e ardhshme.
Për dallim nga zgjedhjet e kaluara ku Besim Ilazi kishte fituar, këtë radhë ai do sfidohet në balotazh nga Bastri Kodra i Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas rezultateve të publikuara nga DnV-ja, PDK-ja ka fituar 39. 64 % të votave, ndërsa VV-ja 21.48%.