Protesta para rektoratit | Foto: KALLXO.com
Demokracia Studentore, Aksion për Parregullsitë në UP
Demokracia Studentore në shenjë pakënaqësie me menaxhimin e Universitetit të Prishtinës do të organizojë sot një aksion para Rektoratit për të shpalosur, siç thuhet në njoftimin e tyre, të gjitha aferat e rektorit të UP-së Marian Dema.
“Demokracia Studentore që një kohë të gjatë është duke i monitoruar proceset e menaxhimit të Universitetit të Prishtinës nga rektori Marian Dema, ku ka evidentuar shumë pa rregullsi që po i bëhen universitetit nga ky rektor, që ka filluar prej tenderit te pishat e deri tek avancimet e paligjshme”, thuhet në njoftimin e tyre.
Më tej në njoftim bëhet e dituar se aksioni do mbahet para rektoratit në ora 10.
“Ne si organizatë studentore për ta mbrojtur tempullin e dijes nga këto klane, do të organizojmë një aksion nesër prej orës 10:00 para rektoratit ku do t’i shpalosim të gjitha aferat e rektorit Dema”, thuhet në njoftimin.