As AAK-ja nuk e Mohon Skandalin e Vëzhguesve

KALLXO.com ka zbuluar se PDK e AAK i kanë vendosur edhe disa drejtorë komunalë në listën e Organizatës Joqeveritare Institutit Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike (IRDDNJSP). KQZ-ja i ka akredituar më shumë se 4 mijë e 500 vëzhgues nga kjo OJQ.

Vllahiu ka thënë se nuk i ka informacionet e plota rreth kësaj OJQ-ve dhe përfshirjes së zyrtarëve të kësaj partie si vëzhgues të pavarur.

“Unë për këtë çështje nuk kam informacion të plotë do të jemi në kontakt gjatë ditës së sotme. Numri sa më i madh i vëzhguesve jep kredibilitet zgjedhjeve”, tha Vllahiu. Ai tutje tha se për këtë çështje duhet të pyetet KQZ-ja si organizatore e zgjedhjeve.

AAK-ja në këto zgjedhje garon në një listë me PDK-në, NISMA-n dhe disa parti të tjera.

http://kallxo.com/pdk-nuk-e-mohon-skandalin-e-vezhguesve/

http://kallxo.com/zyrtare-te-aak-dhe-pdk-akreditimet-ne-emer-te-ojq-se-morem-ne-parti/