Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku - Foto: KALLXO.com

Vlora Çitaku flet për mobilizimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Mobilizimi i qytetarëve e ka befasuar edhe Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

Ajo në një postim në Faebook është shprehur krenare për mobilizimin e komunitetit shqiptaro-amerikan, në mes të tjerash ajo ka shkruar se kur të vjen puna për të ndihmuar, shqiptarët nuk kursejnë asgjë.

“Dhe, më duhet ta them, jo të gjithë janë të pasur. Në fakt, shumi ça prej tyre punojnë 15 orë në ditë. Bëjnë rrugë së paku 1 orë për të shkuar në punë. Secilin dollarë e fitojnë me djersë e mund të madh, por kur vjen puna për të ndihmuar shqiptarët, kudo qofshin ata, nuk kursejnë asgjë”, ka shkruar Çitaku.

Mobilizimi i qytetarëve të Kosovës për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon ende.