Uji, Mysafiri i Përvitshëm në Drenas e Skënderaj

Saherë një rigë shiu bie mbi tokë, Fitim Istogu nga Polluzha e Drenasit thotë se pret që uji që sjellin të reshurat t’i futet në oborr.

Edhe sot i ndodhi njëjtë.

“Saherë që bjen shi është njëjtë… Nga institucionet nuk kemi pasur asnjë përkujdesje. Nuk ka vjet që nuk kemi dëme nga vërshimet”, thotë ai për KALLXO.com.

Gjendja sot është rënduar edhe në Skënderaj.

Gani Mziu nga Skënderaj thotë se janë disa shtëpi në të cilat ka depërtuar uji të cilin nuk e ka përballuar shtrati i lumit.

“Komuna vetëm vjen e shikon”, tha ai.

Ndërsa Hajdar Mziu, të cilit uji i ka depërtuar brenda shtëpisë, thotë se vërshimi ka qenë i rrëmbyeshëm dhe se ka arritur të shpëtojë atë që ka mundur në shpejtësinë e ardhjes së ujit.