Aplikimet e Para të Viktimave të Dhunimit

Lajmin e bëri të ditur Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Presidencë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga pranoi sot aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi, 17 vite pas përfundimit të luftës,” thuhet në njoftimin e këtij departamenti.

Këto viktima kanë hyrë në mesin e kategorive që do të përfitojnë materialisht si kompensim të vuajtjeve gjatë luftës, ndërsa pas aplikimit do të ndodhë procesi i verifikimit të aplikacioneve.

Ky proces është dashur të niste shumë më herët.

Verifikimi-Beteja Tjetër e të Dhunuarave Gjatë Luftës

[interaction id=”56ed52f686da243b79b09b2f”]