Verifikimi-Beteja Tjetër e të Dhunuarave Gjatë Luftës

Në shtator të vitit të kaluar, gjashtë muaj pasi në ligjin për kategoritë e dala nga lufta iu bë vend edhe personave të dhunuar seksualisht, ishte paraparë të formohej komisioni për verifikimin e atyre që përjetuan këtë tmerr në vitet 1997-1999. Komisioni ende nuk është formuar, ndërsa nuk është caktuar as mënyra e verifikimit. Nuk dihet as se me çfarë shume do të kompensohen viktimat e dhunimit, teksa sociologë, psikologë, përfaqësues fetarë e të shoqërisë civile kërkojnë sjellje të mirë me të prekurit nga ky krim.