Foto: Uefa Euro 2024

Sllovakia befason, mposht Belgjikën në "Euro 2024"

Sllovakia ka mposhtur Belgjikën në lojën e dytë të grupit E në “Euro 2024”.

Ishte Ivan Schranz i Sllovakisë ai i cili kaloi kombëtaren e tij në epërsi me golin e minutës së 7-të.

Që nga ajo minutë më nuk u shënuan gola të cilët vlejtën. Lukaku i Belgjikës shënoi dy herë, në minutën e 57-të dhe të 88-tën por që të dy golat iu anuluan nga sistemi VAR.

Sllovakia dhe Rumania kanë nga tri pikë në grupin E.

Rumania mposhti Ukrainën me rezultat 3:0.

Belgjika në ranglistën e FIFA-s rangohet si kombëtarja e tretë më e mirë në botë kurse Sllovakia gjendet në pozitën e 48-të.