Kush shkon në Evropë e kush largohet nga liga

Drita është shpallur kampion javën e kaluar por java e fundit i vuri kapakun dilemave tjera në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani ka siguruar vendin e dytë pas fitores 1-0 si mysafir ndaj Flamurtarit, duke u kualifikuar në garat europiane.

Ballkani kërkon daljen në garat europiane së bashku me Prishtinën përmes Kupës së Kosovës që luhet me 29 korrik mes këtyre dy ekipeve.

Nga liga janë larguar Vushtrria, Dukagjini, Ferizaj dhe Flamurtari.