Pamje nga seanca e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Seancë e Jashtëzakonshme për Buxhetin e 2018-ës

Me kërkesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  sot në ora 14:00 mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë kësaj seance pritet që të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. Kjo do të jetë seanca e fundit e sesionit vjeshtor të punimeve të Kuvendit.

Sesioni i ri do të fillojë më 15 janar, përkatësisht të hënën e tretë të këtij muaji.