‘Ditë të bukura’ jepet nesër premierë në ‘Avdush Hasani’ në Podujevë
03.7.2019 - 10:54
Teatri ‘Avdush Hasani” i Qytetit të Podujevës shfaq nesër, 4 korrik 2019, në ora 20:00, premierën e “Ditë të bukura” të Beketit me regji të Emin Z. Eminit.
Shfaqja “Ditë të bukura” e Beketit është dramë që i takon firmacionit stilistik të anti-dramës, ndërsa regjisori Emin Z. Emini këtë tekst e realizon si komedi të zezë.
Kur jeta dehidrohet, kur mosha fizike e bënë të veten shpirti përpiqet të rimbursohet me kujtime duke e përgatitur veten për zilen e fundit kur jeta kalon në një dimension tjetër.
Interpretojnë: Ismet Azemi dhe Vjosa Tasholli, skenografia – Arton Hasani.