CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rezultatet nga 1787 testime për COVID-19

307 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 1.787 mostrat e testuara.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur gjithashtu se 221 persona tashmë e kanë kaluar infeksionin me coronavirus dhe janë shpallur të shëruar.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Prizren 34 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Pejë 16 raste, Podujevë 16 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 8 raste, Istog 6 raste, Suharekë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Deçan 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kamenicë, Kaçanik dhe Skenderaj”, thuhet tutje në njoftim.