Loredanës i bllokohet konto e bankës në Zvicër

Pak javë pasi qe arrestuar dhe më pas liruar nga autoritetet zvicerane, rep-artistja me origjinë kosovare, Loredana Zefi, e sheh veten sërish në telashe.

Mediat në Zvicër kanë raportuar se asaj i është bllokuar konto e bankës.

Agjencia e lajmeve ‘zentralplus’ raporton se bllokimi i kontos së saj është bërë pasi një çift nga qyteti Valais në Zvicër e akuzoi atë për mashtrim.

“Në llogarinë e saj në Instagram Loredana paraqitet si një person që bën jetë luksoze me makina të mëdha e rroba të shtrenjta. Por pas një procedure penale, reperja e famshme nga Lucerni papritmas është e varfër pasi asetet e saj janë ngrirë”, raporton zentralplus.

Gazeta raporton se bllokimi i kontos së saj është bërë nga prokuroria me vendim të një gjykate kantonale.

Ajo dyshohet se i ka marrë një çifti të moshuar nga Zvicra rreth 900 mijë franga zvicerane përmes mashtrimit.

https://kallxo.com/loredana-zefi-flet-per-parate-qe-e-arrestuan-ne-zvicer-video/