Dita kur gjatë javës do bie borë

Një njoftimi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka paraparë motin gjatë javës së ardhshme. Sipas njoftimit gjatë javës do ketë ditë me reshje bore.

  • Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.
  • E martë do të vijoj me kushte po thuaj të njëjta meteorologjike, por që vende-vende parashihen riga shiu.
  • E mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.
  • Nga e enjtja parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronik. Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës.