Misioni Apollo 11, Foto: RTV21

49 vjetori i misionit të parë në hënë

49 vite më parë, me 16 korrik 1969 pas një betejë qëprej 25 miliard dollarë, të shkencës dhe sfidës më të kurajshme të njeriut, më 16 korrik 1969, shkëputët nga platforma Kennedy Space Center anijen kozmike Saturn V, e cila mban në bordin e saj, tre astronautët, Neil Armstrong, Edwin Aldrin dhe Michael Collins, të përzgjedhurit e misionit  “Apollo 11”.

Destinacioni ka qenë hëna, e cila priti në sipërfaqen e saj më 21 korrik 1969 në ora 02:56 UTC, vizitorët e parë të saj.

Njerëzimi shënon kështu hapin e parë të mundësisë për të sunduar universin. Ai nuk ishte tashmë një qenie inferiore në këtë pafundësi të errët të njohjes.

Guxoi si një fëmijë të hedh hapin e parë në një botë panjohur, për t’u shpërblyer me rrugëtimin e pandalshëm në udhën e gjithësisë.

Më 16 korrik 1969, nga SHBA-të fillonte udhëtimi i parë i suksesshëm i njeriut drejt hënës me anijen kozmike Saturn V nga Kennedy Space Center. Më 21 korrik 1969 në ora 02:56 UTC në sipërfaqen hënore do të vinin këmbën tre astronautët e parë të misionit “Apollo 11”.