Prapa grilave - Ilustrim

Prishtinë, paraburgim për burrin që rrahu ish-bashkëshorten

Gjykata e Prishtinës njoftoi se ka caktuar masën e paraburgimit për A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – dhunë në familje.

Gjykata ndaj tij ka caktuar paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 muaji, për shkak se  kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – ish-bashkëshortes së tij.

Sipas komunikatës së Gjykatës, i pandehuri A.M. paraburgimi i është caktuar pas shqyrtimit të lëndës dhe bindjes së gjykatës se nëse i njëjti nëse ndodhet në liri mund të përsërisë veprën penale.

Po ashtu, i pandehuri është udhëzuar në të drejtën e tij për ankesë në Gjykatën e Apelit.