Zyrtari i qeverisë serbe Petar Petkoviq, sot e nesër në Kosovë

Gjatë ditës së sotme më 12 dhe nesër më 13 korrik 2021, do të qëndrojë në Kosovë, zyrtari serb Petar Petkoviq.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës duke shtuar se kërkesa është e bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare e nënshkruar në Bruksel.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka aprovuar kërkesën për lejim të vizitës në Republikën e Kosovës për zyrtarin serb Petar Petkoviq, për datat 12-13 korrik 2021. Kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare, e nënshkruar në vitin 2014, në Bruksel”, thuhet në përgjigje të MPJD-së.

Sipas MPJD-së, zyrtari në fjalë është i obliguar që të respektoj protokollin dhe agjendën, dhe njëkohësisht të përmbahet nga deklarimet politike, gjuha nxitëse dhe retorika kundër Kosovës.

“Çdo tejkalim i këtyre rregullave, do të ndikoj që MPJD-ja të refuzoj kërkesat e radhës nga Serbia”, thuhet në përgjigje të MPJD-së.

Muajin e kaluar, MPJD-ja nuk e kishte aprovuar kërkesën e ministrit të Rinisë dhe Sportit, Vanja Udoviqiç të Qeverisë serbe për të hyrë në Republikën e Kosovës.

MPJD i ndalon hyrjen në Kosovë ministrit nga Serbia