Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Zyrtari i IHMK-së: Reshjet e shiut në Kosovë do të vazhdojnë deri në fund të majit

Pas reshjeve të  dendura shiut në mëngjesin e së hënës (20.05.2024)  në kryeqytet dhe breshrit me stuhi të martën (21.05.2024) në Han të Elezit, janë shkaktuar dëme materiale dhe vështirësi në qarkullim.

Në lidhje me këtë situatë, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka deklaruar më 22.05.2024 se ditëve në vijim do të ketë stuhi më të dobëta, por reshjet do të vazhdojnë deri në fund të muajit maj.

“Do të ketë stuhi më të dobëta, shkon herë pas here duke u stabilizu, por reshjet do të vazhdojnë deri në fund të majit nuk ka me qenë stabile, ka me pas reshje. E pamë dje (21.05.2024) sa pat reshje, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit pjesa veriore dhe perëndimore nuk pat fare reshje”- ka thënë Aliu për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar në vazhimësi për situatën e vërshimeve në Prishtinë më 20.05.2024 dhe për breshrin dhe reshjet e mëdha të shiut në Han të Elezit (21.05.2024).