Zjarr në një banesë në Mirditë, vdes vëllai i ish-kreut të Gardës të ’21 Janarit’

Sot, rreth orës 13:40, në fshatin Reps të Mirditës, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, banesa ku jetonte Nikollë Prendi, vëllai i Ndrea Prendit, gardistit të ’21 Janarit’, është përfshirë nga flakët.

Si pasojë ka humbur jetën 65-vjeçari Nikollë Prendi. Ndërkohë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses ndodhën në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Banesa e Prendit ndodhej në katin e dytë të një pallati disa katësh dhe është bërë shkrumb nga flakët.

Shtëpia ku ai jetonte në Reps ka marrë flakë dhe menjëherë banorët e zonës kanë shkuar për ndihmë. Paraprakisht, bëhet me dije se Nikoll Prendi nuk i ka lejuar komshinjtë që të hapin dyert dhe të futeshin në shtëpinë e tij./TopChannel