
Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj
Vrasja e mbetur në tentativë në Ferizaj, policia shpall në kërkim dy të dyshuar
Një rast i vrasjes së mbetur në tentativë ka ndodhur me datën 26.08.2024 në fshatin Greme të Ferizajt e që la të plagosur me armë zjarri një person.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar, Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj tha se në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshoi kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave në kërkim policor.
Policia tha se deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.
“Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” – tha PK.
Tutje u shtua se të dhënat e personave që kontaktojnë Policinë do të ruhen në konfidencialitet të plotë.