Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti | Foto: Komuna e Prishtinës

Votat me Postë Shkojnë për Shpend Ahmetin

Pjesa më e madhe e votave me postë janë regjistruar në emër të Shpend Ahmetit.

Rezultatet nga Qendra e Numërimit, ku po numërohen 97 votat me postë, tregojnë  se Shpend Ahmeti ka marrë 89 vota, ndërsa Arban Abrashi ka marrë 6 vota. 2 fletevotime kanë dalë të pavlefshme.

Rezultatet preliminare tregojnë se Ahmeti dhe Abrashi kishin një diferencë prej 237 votash.

Rezultatet pritet të dihen pas përfundimit të numërimit të votave me kusht.

KALLXO.com po transmeton LIVE numërimin e votave të fundit për Prishtinën e Prizrenin.