FOTO ILUSTRIM

Vjedhje e rëndë brenda një shtëpie në Komoran

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur brenda një shtëpie ë fshatin Komoran të Drenasit.

Sipas njoftimit policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

Tutje policia ka sqaruar se pronari i shtëpisë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij me forcë dhe kanë vjedhur një revole me leje, dhe rreth 200 fishekë.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk raportohet për persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.