VIDEO: Vetura CD në vozitje të rrezikshme

Një veturë me targa diplomatike CD është xhiruar duke bërë vozitje të rrezikshme në një rrugë në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar video të veturës me targa 04- CD- 061 e cila drejtohet në mënyrë të pakontrolluar.

Në video shihet se vetura në një moment në një vendkalim nga njëra krosi kalon në kahjen tjetër të rrugës, ku veturat lëvizin në kahjen e kundërt.

Në video po ashtu shihet se vetura lëviz me shpejtësi të lartë, ku si pasojë në fund ndalon kur një veturë vie nga ana e kundërt.