Video: Armët e reja të Ushtrisë së Kosovës

Ushtrisë së Kosovës para dy ditëve i janë shtuar disa armë të reja.

Këto armë të reja për Ushtrinë e Kosovës janë kontigjenti prej 42 automjeteve ushtarake amerikane.

KALLXO.com gjatë ditës së sotme ka gjiruar nga afër këto automjete, të cilët shihen të parkuara rresht në oborrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lloji i këtyre automjeteve që i janë shtuar Ushtrisë së Kosovës është “Humvee”.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se edhe rekrutimi i ushtarëve të rinjë do të fillojë se shpejti.

Më 14 dhjetor ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, ndërsa një vit më parë miratoi tri ligjet që e ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.