Vetura në Ferizaj pengon qarkullimin e qytetarit në karrocë invalidore

Një veturë në Ferizaj ka qarkulluar në trotuar dhe ka penguar qarkullimin e një qytetari me akrrocë invalidore dhe një tjetër me karrocë fëmijësh.

Sipas videos së dërguar nga një qytetar në KALLXO.com, vetura shihet në afërsi të nënkalimit të këtij qyteti, i cili u përurua së fundmi.

Sipas videos, vetura ka targa vendore.