Vetizolohen disa policë në Pejë

Disa zyrtarë policorë në Pejë janë izoluar nën dyshimin për coronavirus.

Pas vetzilolimit të Prokurorit të Pejës i cili ishte duke e hetuar incidentin ku u vra një vajzë 16 vjeçare që rezultoi me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Sa i përket rastit te fundit ne rajonin e Pejës, bazuar në rekomandimet mjekësore janë rekomanduar te vetizolohen disa zyrtare policor”, thuhet në Përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Sipas tyre deri më tani pozitiv me COVID-19, kanë rezultuar 34 zyrtarë policorë prej të cilëve 25 janë shëruar.

“Numri i zyrtarëve policor të cilët nga fillimi deri më tani kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 është 34, ku prej tyre fatmirësisht, pas trajtimit deri më tani janë shëruar apo kanë rezultuar negativ 25 prej tyre”, thuhet në përgjigje.

Ditë më pare, Peja u trondit nga një ngjarje ku mbeten të vdekur një vajzë e mitur dhe një burrë 58 vjeçar.

Zyrtarë policor që janë dërguar në vetizolim kanë qenë në vendin e ngjarjes ku u gjeten të vdekur 58 vjeçare R.B dhe një vajzë 16 vjeçare.

Vrasja në Vitomericë: Viktima e prekur nga coronavirusi, prokurori në izolim