Ilustrim

Vrasja në Vitomericë: Viktima e prekur nga coronavirusi, prokurori në izolim

Njëri nga prokurorët e Pejës që është duke hetuar incidentin e djeshëm në Vitomericë ku u vra një vajzë 16 vjeçare dhe një burrë 58 vjeç është obliguar të vet izolohet.

Njëri nga viktimave gjatë autopsisë sipas prokurorisë ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi I Prokurorisë Shkodran Nikçi.

“Prokurori kujdestar pasi është informuar se viktima e rastit ka rezultuar pozitive me COVID 19 është izoluar deri në momentin sa të bëhet testimi” Shkodran Nikçi.

Sipas Nikçit prokurori ka qenë në vendin e ngjarës ku u gjeten të vdekur 58 vjeçare R.B dhe një vajzë 16 vjeçare.