Vdes zëvendësministri Bojan Stojanoviq

Bojan Stojanoviq, zëvendësministër në detyrë i Ministrisë së Financave të Kosovës, ka vdekur në mëngjesin e ditës së sotme.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.

“Ne si Ministri e kemi marrë lajmin se sot në mëngjes ka vdekur zëvendësministri Stojanoviq. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij”, ka thënë Shahini.

Stojanoviq ishte kryetari i parë i Komunës së Graçanicës, e cila u formua në vitin 2009. Këtë pozitë e mbajti deri në vitin 2013.

Bojan Stojanoviq ishte zyrtar i partisë Lista Serbe.