Vdes një person në aksidentin mes motoçiklistit dhe veturës në Komoran

Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit mes motoçiklistit dhe automjetit përgjatë magjistrales Prishtinë-Pejë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot, më 26.07.2020, në ora 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore e autostradës po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

KALLXO.com orë më parë raportoi për këtë aksident.

FOTO: Aksidentohet motoçiklisti me një veturë në Llapushnik