Ilustrim

Vdes nga coronavirusi daja i presidentit sirian

Mohammad Makhlouf, daja i presidentit sirian Bashar al-Assad, ka vdekur të shtunën pasi ishte infektuar me coronavirus, përcjell “Le Figaro” lajmin e agjencisë AFP.

I konsideruar si njëri nga shtyllat e regjimit të Hafez al-Assadit, babait të presidentit aktual, Makhlouf, 88-vjeç, ka vdekur pas kontaminimit me COVID-19, i kanë thënë AFP-së dy burime.

Edhe nipi i të ndjerit, i cili mban emrin e gjyshit, ka publikuar njoftimin në Instagram.

Gjatë viteve 1970 dhe 1980, Mohammad Makhlouf, vëllai i Anissa Makhlouf, nënës së presidentit actual, ishte një prej biznesmenëve më të fuqishëm në Siri.

Roli dhe ndikimi i tij janë rritur pasi kishte mbajtur shumë poste nën mandatin e Hafez al-Assadit.