Colin Powell

Vdes ish-sekretari amerikan, Colin Powell

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell ka vdekur në moshën 84-vjeçare nga komplikimet e COVID-19, ka njoftuar familja e tij.

Republikani ishte një ish-oficer i lartë ushtarak i cili u bë sekretari i parë i shtetit afrikano-amerikan në vitin 2000 nën presidentin George W Bush, raporton BBC.

“Ne kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur”, thuhej në një deklaratë.

“Ne duam të falënderojmë stafin mjekësor … për trajtimin e tyre të kujdesshëm”, tha ai.