Vdes gazetari e producenti Fisnik Vejsa, AGK-ja shpreh ngushëllime

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime pë vdekjen e gazetarit dhe producentit, Fisnik Vejsa. 

Në telegramin e ngushëllimit të AGK-së, thuhet se Vejsa për shumë vjet ishte producent i disa prodhimeve mediatike të njohura në vend.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Vejsa”- thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Vejsa ishte në moshën 52-vjeçare.

https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/870225431809532?ref=embed_post