Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj vendos për provimet e prillit

Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka marr vendim që afati i prillit i cili ishte anuluar për shkak të pandemisë të mbahet në fillim të muajit qershor në objektin e fakultetit.

“Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka vendosur që afati i Prillit 2020, i anuluar për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19, të mbahet në muajin Qershor 2020 dhe provimet do të organizohen në objektin e UShAF-it nga data 02.06.2020 deri më 10.06.2020”, thuhet në njoftim.

Parqitje e provimeve mund të bëhet nga data 28.05.2020 deri më 01.06.2020 dhe studentët mund të paraqesin vetëm dy provime.