Mbeturinat afër Shkollës Ekonomike “Faik Konica” dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Deponi mbeturinash afër Shkollës Ekonomike dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Grumbuj mbeturinash kanë rrethuar rrugën afër Shkollës Ekonomike “Faik Konica” dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com për këtë gjendje, e cila, sipas tij, është që disa muaj.

“Para një viti ose më shumë Komuna e ka pastruar” – ka thënë ai.

Qytetari ka thënë se përveç mbeturinave ato po përballen me kundërmimin dhe me qentë endacakë që po grumbullohen në kërkim të ushqimit.

Po ashtu, qytetari ka thënë se ndonëse zona është e “mbuluar” me kamera, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina pa u penguar nga askush.

KALLXO.com ka provuar të marrë edhe një qëndrim nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Ferizajt, Arben Halili.

Mirëpo, ai nuk ka pranuar të japë një përgjigje me arsyetimin se është ditë e diel dhe është me familje.

“Jo sot s’mundem hiç me t’u përgjigj. Është ditë pushimi, e diel, jam me familje. Tash me t’u përgjigj për një deponi që unë e heqi dhjetë herë, e bëjnë prapë. Shumë e pakuptimtë është” – ka thënë drejtori.