Ilustrim Foto: Federata e Basketbollit të Kosovës

Trepça fiton ndaj Yllit në Suharekë, rihapet gara për titull

Seria e finales mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës pritet të vazhdojë edhe me të paktën një takim. Kjo pasi Trepça ka fituar ndaj Yllit në Suharekë.

55:58 ka qenë rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.

Graff me 40 pikë e Tmusic me 13 pikë ishin më të mirët për skuadrën suharekase.

Drilon Hajrizi me 21 pikë dhe Hot me 12 pikë arritën të bënin diferencën te mitrovicasit.

Tash pas të gjitha ndeshjeve rezultati është 2:1 në të mirë të Yllit, kurse vetëm edhe një fitore dhe ky ekip e siguron titullin./RTK