Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Vetura e policisë izraelite, ilustrim: Pixabay

Tre autobusë eksplodojnë në “sulmin e dyshuar terrorist” - thotë Izraeli

Tre autobusë kanë shpërthyer në Bat Yam, në jug të Tel-Avivit, në atë që Policia e Izraelit e konsideron “sulm të dyshuar terrorist” – raporton të premten, më 21.02.2025, televizioni britanik BBC.

Materialet shpërthyese të vendosura në autobusë të tjerë kanë dështuar të shpërthenin, ka njoftuar Policia, duke shtuar se “forca të shumta policie kanë dalë në vendin e ngjarjes, në kërkim të të dyshuarve”.

Ministrja e Transportit, Miri Regev ka vendosur që të ndalen të gjitha linjat e transportit, trenat dhe format e tjera të transportit publik në vend, me qëllim që të bëhen kontrollet për detonime të mundshme të montuara – kanë raportuar mediat izraelite.

Benjamin Netanyahu ka urdhëruar Ushtrinë izraelite që të kryejë një “operacion të madh kundër qendrave të terrorizmit” në Bregun Perëndimor – ka bërë të ditur Zyra Kryeministrore, në një postim të X.

Nuk është raportuar për viktima në këtë fazë – ka njoftuar Policia.

Pamjet në mediat sociale kanë treguar së paku një autobus në zjarr në një vend parkingu, me një shtëllungë të madhe tymi që dilte prej tij.

Zëdhënësi i Policisë, Aryeh Doron ka thënë se Policia po mundohet ende të lokalizojë bomba të tjera në Tel-Aviv.

“Forcat tona ende po gjurmojnë zonën.” – ka deklaruar Doron për Channel 12 menjëherë pas shpërthimeve, duke shtuar se Policia është në gjendje alarmuese në rast të “ndonjë çante ose objekti të dyshimtë”.

“Ne mund të jemi me fat nëse terroristët do të kenë vendosur gabimisht në bombat me orë të kurdisur momentin e caktuar të shpërthimit. Por, është ende tepër herët për ta përcaktuar.” – ka thënë ai.

Sipas mediave lokale, njëra prej pajisjeve të pashpërthyera, me peshë prej pesë kilogramëve, kishte një mesazh me fjalët “Hakmarrje nga Tulkaremi” – duke iu referuar një operacioni të fundit ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor.

Në kundërpërgjigje, kryeministri Benjamin Netanyahu ka urdhëruar operacione në Bregun Perëndimor. Ai ka urdhëruar gjithashtu Policinë dhe Agjencinë e Sigurisë që të rrisë masat preventive kundër “sulmeve shtesë në qytetet izraelite” – ka bërë të ditur Zyra e tij.

Transmetuesi Kan ka raportuar se ministri Regev ka lënë në gjysmë vizitën në Marok dhe është kthyer në vend.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com