VIDEO: Tifozët kosovarë e anglezë festojnë bashkë në Prishtinë

Shumë tifozë të futbollit shihen sot nëpër sheshet e kryeqytetit të Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo angleze luajnë nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E tifozët anglezë që kanë ardhur në Kosovë janë bërë bashkë me “Dardanët” për të festuar para ndeshjes, që zhvillohet për kualifikimet për kampionatin Euro 2020.

Grupet e tifozëve të dy kombëtareve kanë kënduar këngë që i këndojnë të dyja palët gjatë ndeshjeve të ekipeve të tyre.