Tifozi anglez: Atmosfera në Kosovë - e jashtëzakonshme

Tifozëve anglezë po u pëlqen pritja që po u bëhet në Prishtinë.

Janë me qindra, ndoshta edhe mijëra, që kanë ardhur për ta përcjellë ndeshjen e kombëtares së tyre me atë të Kosovës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 18:00.

 

“Të gjithë njerëzit këtu janë mikpritës, atmosfera është e jashtëzakonshme”, thotë Tom, njëri prej tifozëve anglez.

Tom ka disa ditë që ka ardhur në Kosovë.

Ai mendon se Anglia sonte do të fitojë me rezultat 2 me 1.

Në Prishtinë ka ardhur një numër i madh i tifozëve anglezë.

Ata kanë vlerësuar mikpritjen nga populli i Kosovës. Madje, ata po festojnë bashkë në rrugët e Prishtinës.

VIDEO: Tifozët kosovarë e anglezë festojnë bashkë në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Anglinë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.