Të shtëna me armë, një i vrarë

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas disa të shtënave me armë të enjten në Washington jo larg Shtëpisë së Bardhë.

Rasti ka ndodhur vonë rreth 22:06, rreth 3 kilometra nga Shtëpia e Bardhë. Sipas policisë të shtënat ndodhën jashtë në oborrin e një ndërtese apartamentesh, transmeton rtv21.tv.

Pesë persona u plagosën, dy prej tyre janë në gjendje kritike të cilët u dërguan në spitalet afër.

Viktimat ishin pesë burra dhe një grua. Një burrë vdiq nga plagët e marra në vendin e ngjarjes.

Që nga mesnata e së enjtes, nuk është e qartë nëse një i dyshuar është marrë në paraburgim.

Komandanti i Policisë Metropolitane, Stuart Emerman u tha gazetarëve se motivi i të shtënave nuk dihet ende./21Media