CoVid-19 - Të shëruar

Sot më pak të shëruar sesa të infektuar me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra për coronavirus, e prej tyre rezultojnë 188 raste pozitive.

Gjithashtu janë shëruar edhe 142 pacientë të cilët ishin të infektuar me coronavirus.

Po ashtu edhe  12 persona të tjerë kanë vdekur me COVID-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.