Sofia Hernandez-Chong Cuy, Muzeu Melly në Rotterdam, Holandë

Sofia Hernandez-Chong Cuy tregon ku duhet të mbështetet Muzeu eventual i Artit Bashkëkohor i Kosovës

Sofia Hernandez-Chong Cuy, drejtoreshë e Muzeut të Artit “Melly” në Roterdam (Holandë), tha gjatë emisionit “Kallxo Përnime” se themelimi i Muzeut të Artit Bashkëkohor mund të mbështetet në disa modele, e jo domosdo ato të shekullit XX.

“Ato modele duhet të kenë lidhje me të tashmen, bashkëkohoren, përvojën e shekullit XXI, pasi që e kemi një përvojë që kurrë më nuk do të jetë njëjtë pas pandemisë së fundit; dhe diskutimi për relevancën e pranimit të pakicave që kanë qenë rrallë të përfaqësuara brenda historisë sidomos në fushën e arteve vizuele dhe kulturës” – tha ajo.

Ajo foli edhe për mënyrën e financimit të muzeve të artit bashkëkohor.

Në emisioni “Kallxo Përnime” po diskutohet për Muzeun e Artit Bashkëkohor të Kosovës.

Të ftuar në debat janë: Kasper Konig, kurator dhe ish-drejtor i Muzeut Ludwig- Këln (Gjermani), Helene Guenin, drejtoreshë e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Nicë (Francë), Sofia Hernandez-Chong  Cuy, drejtoreshë e Muzeut të Artit “Melly” në Roterdam (Holandë) dhe Yll Rugova, kryesues i Këshillit Iniciues për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës.