Kasper Konig - Kurator Gjerman

Kuratori gjerman tregon se ku dhe si mund të funksionojë një muze bashkëkohor

Kasper Konig, kurator dhe ish-drejtor i Muzeut Ludwig në Këln të Gjermanisë, tha gjatë emisionit “Kallxo Përnime” se më e favorshme do të ishte që muzeu i ardhshëm kosovar i artit bashkëkohor të themelohet në një ndërtesë ekzistuese.

Gjatë debatit në emisionin “Kallxo Përnime” po shpalosen ide se si dhe ku duhet të themelohet Muzeu i Artit Bashkëkohor në Kosovë.

Kuratori Konig tha se muzeu i ardhshëm duhet të jetë divers, diçka që i ofrohet botës, por që në të njëjtën kohë është edhe lokal.

 “Unë do të isha në favor të ndërtesës ekzistuese, pastaj do të duhej të përfshiheshin të gjithë artistët, mendime të ndryshme nga ku do të dalë diçka rreth idesë për të pasur një muze” – tha ai.

Ai foli edhe për përvojat e tij në drejtimin dhe funksionimin e muzeve të artit bashkëkohor.