Muzeu i Artit Bashkëkohor - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për Muzeun e Artit Bashkëkohor të Kosovës.

A mund të ketë Kosova një muze të artit bashkëkohor?

Si dhe ku duhet të ndërtohet një muze i tillë?

Si duhet të duket një muze i artit bashkëkohor?

Sa mund të ndikojë ‘Manifesta 14’ në bërjen e një muzeu të tillë?

Këto dhe çështje tjera rreth lidhur me synimet e Kosovës për një muze të artit bashkëkohor dhe përvoja ndërkombëtare po diskutohen gjatë debatit në “Kallxo Përnime”.

Për të diskutuar për këtë temë të ftuar janë: Kasper Konig, kurator dhe ish-drejtor i Muzeut Ludwig- Këln (Gjermani), Helene Guenin, drejtoreshë e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Nicë (Francë), Sofia Hernandez-Chong  Cuy, drejtoreshë e Muzeut të Artit “Melly” në Roterdam (Holandë) dhe Yll Rugova, kryesues i Këshillit Iniciues për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës.