Helene Guenin - Muzeu i Artit Modern në Nice, Francë

Hélène Guenin: Muzetë, institucione që u përkasin të gjithëve

Hélène Guenin, drejtoreshë e Muzeut të Artit Modern dhe Artit Bashkëkohor në Nice të Francës, tha gjatë emisionit “Kallxo Përmine” se muzetë bashkëkohorë vazhdimisht gjejnë forma të reja për të komunikuar me audiencë.

Guenin tha se një muze duhet të jetë i hapur dhe i rrënjosur në komunitet.

Sipas saj, muzeu i ardhshëm bashkëkohor është një mundësi e mirë për t’u mundësuar artistëve kosovarë që të qëndrojnë këtu.

“Por çfarë është e rëndësishme është krijimi i një ekosistemi të plotë përreth muzeut. Ju sot tanimë keni hapësira artistike dhe organizata që janë mjaft aktive; ato po ashtu janë elemente shumë të rëndësishme të zinxhirit të një ekosistemi botëror të artit” – tha ajo.

Ajo ka folur edhe funksionimin e muzeve bashkëkohorë, koleksionet muzeore e rëndësinë e tyre për atë se çfarë prezanton arti bashkëkohor.

Në emisioni “Kallxo Përnime” po diskutohet për Muzeun e Artit Bashkëkohor të Kosovës.

Të ftuar në janë: Kasper Konig, kurator dhe ish-drejtor i Muzeut Ludwig- Këln (Gjermani), Hélène Guenin, drejtoreshë e Muzeut të Artit Modern dhe Artit Bashkëkohor në Nice (Francë), Sofia Hernandez-Chong  Cuy, drejtoreshë e Muzeut të Artit “Melly” në Roterdam (Holandë) dhe Yll Rugova, kryesues i Këshillit iniciues për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës.