Skenderaj: 80 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna  e Skenderajit, ka bërë të ditur se do të shpërndahen 80 pako ushqimore në regjionin e Skenderajit për familjet në nevojë.

“Arjeta Group dhe QTA”, sot ka dhuruar 80 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt.

Nga kjo ndihmë do të përfitojnë nga një pako me produkte ushqimore dhe higjenike, 80 familje që janë në asistencë sociale në Skenderaj.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur mirënjohe për ndihmën që kanë dhënë kompanitë , sidomos në këtë kohë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Ndihmat i janë dorëzuar Qendrës për Punë Sociale, e cila menjëherë pas pranimit ka filluar shpërndarjen e tyre tek familjet në asistencë sociale.