Sindikata e Sektorit Privat kërkon nga deputetët ta aprovojnë rishikimin e buxhetit

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, pas takimit me Ministren e Financave , Hykmete Bajrami, ka thënë se ka njoftuar atë për gjendjen në këtë sektor.

Ai ka kërkuar nga deputetet e Kuvendit të Kosovës aprovimin e rishikimit të buxhetit, çka do t’ua mundëson pagesat e dyta nga Pakoja Emergjente, punëtorëve të sektorit privat.

“Çelësi për ndarjen e mjeteve të raundit të dytë është te deputetët, me plot përgjegjësi e them që gjithçka mund të jenë përveç deputetë, ku për dëshirat dhe tekat e tyre nuk e aprovojnë rishikimin e buxhetit. Andaj në njëfarë mëynre të saksionohet kafshata e bukës së një punëtori për dëshirat e tyre, mund të jënë gjithçka përveç deputetë”, ka thënë Azemi.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat ka treguar se gjatë ndarjës së mjeteve nga Pakoja Emergjente, janë evidentuar shkelje të shumta, ku 30-40% e mjeteve nuk kanë shkuar në llogaritë e punëtorëve por janë keqpërdorur.

“Në këtë takim janë prekë të gjitha të gjitha gjërat për të cilat në kemi  menduar se duhet të të diksutojmë. Si pikë e parë ka qenë pakoja emergjente ku ne si sindikatë e kemi njoftuar ministrën për keqpërdorimet në shpërndarjën e raundit të parë, ku mbi 30-40% e mjetve nuk janë shkuar tek punëtorët për janë keqpqrdprur, ne kemi ofruar ndihmën tone që një gjë e tillë të mos ndodh në raundin e dytë”, ka theksuar ai.

Azemi shtoi se kanë kërkuar nga Minsitrja Bajrami që të vazhdohet pagesa shtesë edhe për dy muaj, për punëtorët të cilët punojnë në zona me rrezikshmëri  të lartë nga COVID-19 si dhe të krijohet një afat i pacaktuar për tërheqjen e aplikacioneve me gabime.

“Ne si sindikatë kemi kërkuar kryesisht në ato vende  ku rrezikshmëria  e punëtorve  nga pandemia siç janë punëtorët e sigurisë si dhe teknik siç i quajmë ne tu vazhdohet edhe nga dy muaj pagesa, kjo sepe janë në gjendje më të rëndë  sesa punëtorët e sektorit publik dhe një pjesë e sektorit privat. Janë bërë shumë gabimë gjatë mbushjës së aplikacioneve, mund të thuhet se mbi 10 mijë gabime janë bërë, kemi kërkuar që afati i tërheqjës së gabimeve të jetë në afat të pacaktuar, rirregullimi i tyre. Më këtë kërkesë është pajtuar edhe Ministrja Bajrami”, ka thënë Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat” ka thënë ai.