Shtetet në SHBA ndalin rihapjen pas rritjes së rasteve me COVID-19

Më shumë se 37 mijë raste me coronavirus janë regjistruar në ShBA vetëm gjatë ditës së djeshme-afër një rekordi ditor, i ngjashëm me pikun e muajit prill.

Të dhënat  shfaqin se numri i infektimeve brenda ditës po rritet në 29 shtete, përfshirë Kaliforninë, Teksasin dhe Floridën, shkruan BBC.

Guvernatori i Teksasit përkohësisht ndali rihapjen të enjten pasi infektimet dhe shtrimet në spital shënuan rekord brenda një dite.

Gjithashtu gjatë kësaj jave u raportua për rritje të rasteve edhe në Alabama, Nevada, Mississippi dhe Oklahoma.

Por përkundër numrit në rritje të rasteve, numri i të vdekurve është në rënie dhe është shumë më poshtë sesa në mes të prillit, kur ishte edhe lakorja në pikën më të lartë.

Vetëm dje janë raportuar 692 vdekje, kurse në muajin prill shkonte deri në 2000 brenda ditës.

Ekspertë të qeverisë besojnë se më shumë se 20 milionë persona mund të kenë qenë me coronavirus, që është 10 herë më shumë se shifrat zyrtare.