Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Foto: ZKM

'Shpërndajmë barazinë', Kurti u bën thirrje pjesëtarëve të komuniteteve të aplikojnë për punë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka bërë thirrje të rejave dhe të rinjve, të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikojnë në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të Kosovës.

Kurti ka thënë se kontributi dhe pjesëmarrja e tyre në jetën institucionale janë qenësore për vendin.

“Për mundësi të barabarta, le ta shpërndajmë barazinë” – ka thënë Kurti.

Tutje ai ka bërë me dije se përmes takimeve, bisedave e ndërveprimeve të rregullta që ka me ushtarë të FSK-së, policë të Kosovës, shërbyes civilë e personel mjekësor nga radhët e komuniteteve jo shumicë, cdo ditë e më shumë iu thellohet bindjen për kontributin qenësor që ata kanë për shtetin, republikën dhe shoqërinë e Kosovës.