FOTO: Profimedia/ Kossev

Shënohen dy raste me coronavirus në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq

Dy persona nga veriu i Kosovës, një nga Mitrovica e Veriut dhe tjetri nga Leposaviqi, janë infektuar me coronavirus.

Siç raporton Kossev, ata janë në gjendje stabile dhe janë të vendosur në Spitalin e Nishit.

KALLXO.com raportoi dje për dy raste të tjera të qytetarëve të qyteteve në veri Kosovës të prekur nga coronavirusi, sipas testeve të kryera në Beograd.

Këta qytetarë nuk janë të përfshirë në listën e institucioneve të Kosovës të të infektuarve me coronavirus.

Deri më tani, zyrtarisht, në Kosovë janë të infektuar 91 persona.